AAK fton qytetarët për qetësi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe reagim dinjitoz qytetar në shprehje të pakënaqësisë me ndalimin e padrejtë të kryetarit Haradinaj nga autoritetet e Sllovenisë.
“Zyrtarët, anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së nuk janë pjesë e asnjë lloj provokimi në raport me prezencën sllovene në Kosovë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
AAK fton institucionet të veprojnë sa më shpejtë në mënyrë institucionale në raport me Republikën e Sllovenisë.
“Ndërsa, shprehja e pakënaqësisë së qytetarëve duhet të jetë në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme”, thuhet në komunikatë.