AAK me Kryesi të re, kërkon zgjedhje të reja

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur dëshirën që t’u ndihmojë dy partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, meqë kanë nevojë për të, kurse ndihma e AAK-së nënkupton organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare. Këtë kërkesë e bëri lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se dy partitë qeverisës kanë nevojë për ndihmën e partisë së tij, e këtë do t’ua ofrojnë me zgjedhje të reja.
Këto komente kreu i partisë opozitare i bëri në mbledhjen konstituive të Këshillit Drejtues të AAK-së, ku edhe u zgjodh Kryesia e re e kësaj partie në përbërje prej 60 anëtarëve, derisa 25 anëtarë janë për herë të parë pjesë e kryesisë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Aleanca është me Kosovën në ditë të mira dhe në ditë të vështira. Ai shtoi se provuan ta bëjnë ndryshimin e plotë, mbeten jashtë përgjegjësive qeverisëse, madje, u përfolën si ata që kushtëzojnë, që lypin vetëm një post, prej dy partive që janë në pushtet me së shumti, PDK-së dhe LDK-së.
2
Kërkesën Haradinaj e bëri duke u bazuar edhe në konsolidimin dhe gatishmërinë që e ka partia e tij për t’u përballur me zgjedhje të reja dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësi në qeverisjen e ardhshme.
Lideri i AAK-së, e quajti Kosovën storie të suksesit, derisa për ta kuptuar këtë tha se mjafton ta bëjnë një krahasim me Vojvodinën.
Këshilli drejtues zgjodhi Ardian Gjinin nënkryetar të parë të AAK-së, derisa Ahmet Isufi Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj dhe Gazmend Abrashi janë zgjedhur nënkryetar, kurse Blerim Kuçi sekretar i përgjithshëm dhe Ali Berisha sekretar organizativ. AAK-së do t’i bashkohet edhe analisti Muharrem Nitaj, i cili është zgjedhur anëtar i Kryesisë
3