​AAK: Qeveria po abuzon tmerrshëm me paranë e qytetarëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Isa Mustafën, për shpenzimet siç thonë ata, marramendëse dhe të panevojshme që janë duke i bërë.
Në një konferencë për media ku kanë folur deputeti Bali Muharremaj dhe kryesuesi i Departamentit të AAK-së për Buxhet e Financa, Haki Shatri, është thënë se paratë që Qeveria ua merr qytetarëve përmes tatimeve dhe doganave po vazhdojnë të shpenzohen pamëshirshëm dhe pa kriter nga qeveria aktuale.
Përveç kësaj, zyrtarët e AAK-së, siç edhe thuhet në njoftimin për media të kësaj partie, kanë thënë se Qeveria dhe aparati shtetëror jo vetëm që nuk u zvogëlua, por u rrit dhe u zgjerua edhe numri i ministrive dhe i shërbyesve në to.
Por, AAK thotë se me një program kursimi apo shpenzimi më të kujdesshëm të të buxhetit, do të mund të kurseheshin të paktën 20% e kategorisë së mallrave dhe shërbimeve, ose rreth 40 milionë euro në vit.
200 milion euro, sipas AAK-së do të mund të vileshin edhe nga luftimi i korrupsionit, evazionit fiskal dhe informalitetit, dhe kjo sipas tyre do të bëhej pa i rritë normat e tatim eve, siç po bëjmë së fundi, në emër të reformës fiskale, duke e rritë TVSH-në, nga 16 në 18%.
E me këtë rritje, AAK thonë se do të mund t’i rrisnim të ardhurat personale, ashtu siç iu është premtuar njerëzve gjatë fushatës. Me këtë do të mund të rriteshin investimet kapitale dhe do të mbuloheshin të gjitha projektet kapitale, të parapara për këtë vit dhe vitet në vijim, pa pasë nevojë me marrë kredi nga jashtë.
Fatkeqësisht, sipas AAK-së asnjë masë, asnjë veprim, asnjë efek t dhe asnjë ndryshim nuk është vërejt në këta gjashtë muaj të qeverisjes Mustafa, në drejtim të luftimit të korrupsionit, evazionit fiskal, krimit ekonomik të organizuar.
E vetmja gjë që AAK ka dëgjuar deri më sot është së kryeministri, para dy ditësh, ka ardhë në konkluzion se “papunësia është problem i madh i Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.