Aeroplani kundër zjarrit bie në liqenin e Shkodrës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Derisa e mbushte rezervuarin me ujë në liqenin e Shkodrës, sot rreth orës 11 është rrëzuar një aeroplan për shuarjes e zjarrit, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, transmeton Indeksonline.
Për fat të mirë, piloti nuk ka pësuar lëndime.
“Aeroplani është dashur të përfshihet në shuarjen e zjarrit, kështu që u dërgua për t`u mbushur me ujë në liqenin e Shkodrës. Piloti B.S., me këtë rast nuk ka marrë lëndime dhe është tërhequr i sigurtë”, ka njoftuar MPB e Malit të Zi, transmeton Indeksonline.
Shkaku kryesor i fatkeqësisë dhe niveli i dëmtimit të aeroplanit do të mësohet më vonë, thonë zyrtarët malazez