Agon Myftari zgjidhet drejtor artistik i Teatrit Kombëtar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në mesin e pesë kandidatëve të cilët kanë garuar për drejtor artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, regjisori Agon Miftari është përzgjedhur në këtë post. Ai, për katër vitet e ardhshme do ta menaxhojë artistikisht këtë institucion.
Agon Miftari është regjisor i gjeneratës së re, i cili ka dëshmuar suksese në fushën e regjisë. Teatri Kombëtar aktualisht drejtohet nga ushtruesja e detyrës së drejtorit, Lumnije Sopi. Kohë më parë, me ardhjen e Kujtim Shalës në postin e Ministrit të Kulturës, janë shkarkuar ish- drejtori i përgjithshëm Valdet Avdiu dhe drejtori artistic, Emin Emini./21 Media