Ahmeti: Vazhdimi i krizës politike i papranueshëm

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, takoi ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nuland. Nuland e Ahmeti diskutuan për krizën politike në Maqedoni dhe mënyrat se si të tejkalohet ngërçi politik në vend, si dhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE nëpërmjet të zgjidhjes së çështjes së emrit dhe reformave sistemore. Sipas një komunikatë të BDI-së, SHBA-të mbeten partneri dhe mbështetësi më i fuqishëm i integrimit EuroAtlantik të Maqedonisë./21Media