Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përfshihen 4 automjete

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një aksident në të cilin janë përfshirë katër automjete ka ndodhur sot rreth orës 18 në magjistralen Prishtinë Ferizaj, njofton KosovaPress.
Sipas asaj që mund të shihej në vendngjarje, është shkaktuar dëm material, ndërsa ka pasur edhe të paktën dy të lënduar. Këtyre aty për aty u ofruan ndihmë mjekësore ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilat arritën me dy autoambulanca. Ekipe të policisë gjithashtu kanë dalë për të zhvilluar hetimet për aksidentin dhe për të rregulluar komunikacionin.
Në aksidentin, që ka ndodhur te rrethi i QMI-së afër pikës së “HIB Petrol”, mund të dallohej se janë përfshirë dy kamionë – njëri i kompanisë së akulloreve “Algida” dhe një i kompanisë “Delfin”, si dhe një furgon dhe një automjet tjetër.