Anelay: Jam e zhgënjyer me dështimin e themelimit të Speciales (Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mos themelimi i Gjykatës Speciale vazhdon të jetë shqetësim i faktorit ndërkombëtarë. Këtë shqetësim e paraqiti sot ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, pas një takimi me kryeministrin Isa Mustafa. Derisa ky i fundit tha se janë duke biseduar me deputetët në mënyrë që herën tjetër të mos dështojnë në themelimin e Speciales.
Baronesha Joyce Anelay tha se ka biseduar për Gjykatën Special, përpos me kryeministrin Mustafa, edhe me presidenten Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi gjatë pjesëmarrjes në forumin e Kroacisë, ku ia ka bërë të qartë së është më rëndësi që Kosova të jetë në gjendje për të themeluar Gjykatën Special sa më shpejt që është e mundur.
“Sigurisht që jam zhgënjyer me rezultatin e votës në parlament se fundi dhe kam diskutuar më anëtarë të Qeverisë për mundësitë që ata të rikthejnë në parlament këtë çështje në mënyrë që të këtë sukses. E kuptoj që është më rëndësi për Kosovën kur të votojë përsëri, Qeveria të fitojë atë votë sepse nëse Qeveria e fiton votën, do të thotë Kosovë fiton”, tha Anelay.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa theksoi se në takim me baroneshën Anelay biseduan për nevojën e themelimit të Gjykatës Speciale dhe në nevojën e ndërtimit të shtetit ligjor në Kosovë. Por, kreu i ekzekutivit tha se para riprocedimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, do të sigurojnë votat e deputetëve në mënyrë që të mos dështojnë për herë të dytë.

Qeveria ka deklaruar se do ta riprocedoi amendamentin kushtetues i cili mundëson themelimin e Gjykatës Speciale, pas dështimit që të bëhen ndryshimet kushtetuese herën e parë me 29 qershor.