Ambasadorja e OKB-së për refugjatë, aktorja e Holivudit Angelina Jolie, ka thënë se bota po përballet me shpërngulje masive.
Ajo këtë e ka thënë gjatë vizitës një kampi refugjatësh në Mardin në juglindje të Turqisë.
“Ne jetojmë në një epokë të shpërnguljes masive. Asnjëherë më parë nuk kemi pasur kaq shumë njerëz të cilët kanë mbetur pa asgjë dhe të cilët janë të privuar nga të drejtat e njeriut”, tha Angelina Jolie në Mardin e cila e vizitoi sot së bashku me komisionarin e Lartë të OKB për refugjatë, Antonio Guterres
Sipas fjalëvëe të saj në botë janë 60 milionë refugjatë.
Angelina Jolie ka thënë se duhet tolerancë ndaj njerzvë që ka mundësi që asnjëherë nuk mund të kthehen në shtëpi.
Truqia ka pranuar numrim më të madh të refujatëve, rreth 1.6 milionë, kryesisht nga Siria të cilët kanë ikur nga lufta në vendin e tyre.
