Apple dhe Samsung do të kenë karta SIM elektronike

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sipas një raporti nga Financial Times, telefonat e ardhshëm të Apple-it dhe Samsung-ut do t’iu japin “lamtumirën” kartave SIM.
Të dyja kompanitë janë në bisedime me shoqatën e operatorëve celularë “GSMA” për të përdorur karta SIM elektronike në telefonat e tyre. Kështu, nuk do të ketë më karta fizike SIM, por një sistem ku konsumatorët mund të ndryshojnë operatorët shumë lehtë, pa pasur nevojë që të ndryshojnë çdo herë kartat SIM.
Ideja e krijimit të një sistemi të tillë do t’u japë mundësi kompanive që merren me prodhimin e telefonave që të kenë më shumë hapësirë tek pajisjet e tyre, që mund ta përdorin për të sjellë veçori ose funksionalitete të reja.