Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi ka vizituar vendin ku nga një sulm me bombë i grupit militant Shteti Islamik, u vranë 120 njerëz dhe më shumë se 130 persona të tjerë u plagosën. Vizita e Abadit vjen pas njoftimit se 5 burra të dyshuar se kanë kryer këtë bombardim janë arrestuar. Sulmi i 17 korrikut në tregun në Khan Bani Saad në provincën Diyala, ndodhi ditën e fundit të muajit të Ramazanit./21Media
