Arturo Vidal mesfushori i Juventusit si edhe i kombëtares së Kilit, pasi është larguar nga një kazino në Santiago, u përfshi në aksident të rëndë rrugor.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Futbollisti 28-vjeçar përplasi “Ferrari”-n e tij me një “Chevrolet”. Në momentin e aksidentit ishte edhe gruaja e tij në makinë.
Fatmirësisht nuk mbeti askush i lënduar, megjithatë Vidal është arrestuar pasi i jepte makinës nën ndikimin e alkoolit.
