Arrestohet një shitës i fanellave dhe flamujve të ISIS-it

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia spanjolle ka arrestuar një mashkull që shiste fanella me parulla të ISIS-it kanë thënë mediat e atjeshme
Personi i arrestuar është shtetas i Spanjës ndërkaq emri i tij nuk është bërë publik. Ai është arrestuar mbrëmë gjatë operacionit policor në Narona në Spanjën veriperëndimore .
I arrestuari në dyqanin e tij nëpërmes internetit ka shitur gjësende të ndryshme që promovojnë ISIS dhe grupet tjera islamiste, thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në mesin e gjësendeve ai ka shitur edhe fanella mëndafshi që tregon me fotografi të pengut Alen Hening se si xhihadistët ia heqin kokën.
Përveç kësaj spanjolli ka shitur edhe flamuj të ISIS-it.