16 kryeministrat e shteteve federative të Gjermanisë zhvilluan një takim me kancelaren Angela Merkel dhe aty u arrit pajtimi që Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi të shpallën shtete të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për të ndalur valën e njerëzve nga këto shtete që synojnë të hyjnë në Gjermani.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe kryeministrat e 16 shteteve federative të Gjermanisë kanë arritur marrëveshjen për masat, me të cilat parashihet që të rritet efikasiteti në përpjekjet për pranimin e refugjatëve.
Në kuadër të kësaj marrëveshje, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë shpallur shtete të sigurta.
Merkel tha se Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpallen shtete të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për të ndalur valën e njerëzve, të cilët tentojnë të hyjnë në Gjermani nga këto vende.
Marrëveshja gjithashtu parasheh që njerëzve që arrijnë në qendrat për pranim të mos ju jepen më ndihma financiare, në formën e parave të gatshme, por t’iu jepen ndihma tjera, si ushqim, veshmbathje dhe ilaçe.
Qeveria në Berlin është pajtuar që vitin e ardhshëm shteteve federative t’ia ndajë rreth 4 miliardë euro, me qëllim që të përballen me numrin rekord të refugjatëve, respektivisht për mbulimin e shpenzimeve të strehimit dhe kujdesit për refugjatët./21 Media
