​As pas një viti, asnjë gjurmë nga studentët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një vit pas zhdukjes së 43 studentëve në Meksikë, familjet e tyre dhe miqtë kanë mbajtur tubime në të cilat kanë kërkuar që hetimet të vazhdojnë.
Presidenti i Meksikës , Enrique Pena Nieto , njoftoi se do të krijojë një ekip të posaçëm, i cili do të për të vazhduar hetimin për atë se çka ndodhi më 26 shtator të vitit të kaluar në qytetin meksikan Iguala .
Sipas disa të dhënave, studentët janë futur në vetura të policisë dhe që nga atëherë u kanë humbur çdo gjurmë.
Hetimet e para kanë treguar se studentët sigurisht janë vrarë dhe më pas janë djegur, ndërsa deri më sot është gjetur vetëm një trup.
Familjet dhe miqtë e të zhdukurve akuzojnë zyrtarët meksikanë ndërsa rasti thuhet se ka lidhje edhe me narko bandat.