Pas shtatë garave të mbajtura në automobilizëm deri më tani, katër malore dhe tri rrethore radha është për garën e Drag Rejs. që do mbahet me 1 e 2 gusht, në Sllatinë. Edhe sivjet do të ketë vetura të jashtëzakonshme, nga ato më sportive, e deri tek më luksozet. Prandaj, është më se e sigurt që shtegu pranë aeroportit në Sllatinë do të jetë në qendër të vëmendjes në fundjavën e 1 e 2 Gushtit. Garuesit do të jenë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe nga Evropa Perëndimore, kryesisht nga diaspora jonë. Për dy ditë me radhë, garimi, rivaliteti, muzika, argëtimi dhe adrenalina do të jenë në nivelin më të lartë./ 21 Media
