Baku i gatshëm për fillimin e Lojërave Olimpike Evropiane

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në kryeqytetin e Azerbajxhanit në Baku nesër fillojnë Lojërat e para Olimpike Evropiane ku do të marrin pjesë rreth 6.000 sportistë nga 50 vende.
Me ceremoninë solemne të hapjes dhe garat të sinkronizuara të notit dhe vaterpolit nesër fillojnë Lojërat Olimpike Evropiane, gara në 20 disiplina sportive, që është planifikuar të mbahet çdo katër vjet. Garat në nëntë disiplinat sportive do të jenë kualifikuese për Lojërat e ardhshme Olimpike në Rio de Janeiro në vitin 2016.
Ardhjen në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Evropiane e kanë paralajmëruar zyrtarë të shumtë nga politika dhe sporti, në mesin e të cilëve edhe presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdoğan.
Rreth 70.000 shikues do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes në Stadiumin kombëtar në Baku, ndërsa organizatorët do të shfrytëzojnë programin e pasur sportivo-argëtues për promovimin e pasurive kulturore, historike dhe turistike të Azerbajxhanit,raporton (AA).
Sipas të dhënave të faqes zyrtare të lojërave evropiane, më së shumti sportistë, 359 prej tyre, në Baku vijnë nga Rusia, ndërkohë që ngjyrat e flamurit të Principatës së Monakos do ta mbrojnë gjashtë sportistë. Në Lojërat Evropiane në Baku do të marrin pjesë edhe atletët nga rajoni, 133 prej tyre vijnë nga Serbia, 109 nga Kroacia, 83 nga Sllovenia, 56 nga Bosnja dhe Hercegovina, 55 nga Mali i Zi, 45 nga Maqedonia, 28 nga Shqipëria dhe 18 nga Kosova.