Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, do të vizitojë sot Kosovën ku me ç’rast do të takohet edhe me krerët më të lartë të shtetit tonë.
Baronesha Joyce Anelay, do të takojë presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, në kabinetin e saj rreth orës 10:00.
Baronesha do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Ky takim do të ndodh në ndërtesën e Qeverisë në orën 11:10.
Ndërsa, pas kryeministrit Baronesha do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.
