Basha: Të lexohet me transparencë verdikti i shqiptarëve(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

I pari i bardhekaltërve në Shqipëri, Lulzim Basha, gati një orë pas mesnate, në faqen e tij në Facebook, lëshoj këtë shënim:
Lulzim Basha
Dua të falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë që morën pjesë në këtë proces politik kaq të rëndësishëm për demokracinë, votimet e ditës së sotme.
Dua të falënderoj simpatizantët e Partisë Demokratike dhe të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet që ndihmuan në nxjerrjen masive të votuesve tanë për të votuar. Ndihma e tyre, dhe në veçanti e komisionerëve, ka bërë të mundur parandalimin e shumë parregullsive dhe shkeljeve te standardeve zgjedhore.
Megjithatë gjatë ditës parregullsitë dhe dhunimi i standardeve kanë vazhduar, sikundër kane nisur që në nisje të këtij procesi me hartën e deformuar elektorale që dyshja Rama-Meta i serviri qytetarëve pa përfillur interesat e tyre dhe që përfundoi me një seri incidentesh të shkallëve dhe të natyrave te ndryshme gja të ditës së votimit. Pavarësisht prej këtyre, Partia Demokratike dhe unë personalisht po marrim raporte te shumta të lajmeve të shkëlqyera për rezultatet tona nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, në verilindje, në juglindje të vendit dhe sigurisht këtu ku jemi, në Tiranë.
Tani rëndësi të madhe ka procesi i numërimit të votave. Unë dua t’i bëj një thirrje kësaj qeverie që të marrë të gjitha masat, mos të përsërisë dhunimet, incidentet dhe parregullsitë e vërejtura gjatë ditës, në procesin kyç të numërimit të votave si dhe finalizimit të transportimit të kutive.
Ndërkohë i bëj një thirrje te gjithë numëruesve te Partisë Demokratike të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet të qëndrojnë në lartësinë e detyrës, i inkurajoj të kryejnë detyrat e tyre sipas ligjit. Në krah të tyre është e gjithë fuqia e Partisë Demokratike, e mbështetësve tanë, por edhe e institucioneve ndërkombëtare OSBE/ ODHIR, SHBA-ve dhe BE-së. Sikundër kujtoj të gjithë numëruesit për rëndësinë e madhe që ka zbatimi me përpikmëri i ligjit dhe i detyrimeve ligjore që kanë për të përfunduar leximin me transparencë të verdiktit të sovranit, tashmë në kutitë e votimit.