Bashkimi Evropian ka miratuar sot marrëveshjen bërthamore me Iranin, hapi ky i parë drejtë heqjes së sanksioneve ekonomike të Evropës kundër Teheranit dhe unioni shpreson se ky vendim do t’i dërgojë një sinjal Kongresit amerikan që edhe ai të merr vendimit për të mbështetur marrëveshjen.
Në porosinë dërguar zërave dyshues në Kongresin amerikan dhe rezistencës së fuqishme nga ana e Izraelit, ministrat e Jashtëm që u takuan në Bruksel nënvizuan se nuk ka ndonjë opsion më të mirë në tavolinë.
Ministri i Jashtëm i Francës, Loran Fabius, deklaroi se është kjo një marrëveshje politike dhe e baraspeshuar, e cila siguron se Irani nuk do të prodhojë bombë bërthamore.
Pritet që marrëveshja në ndërkohë të miratohet edhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Irani është pajtuar për reduktim të aktiviteteve bërthamore, për të cilat perëndimi dyshon se kanë për qëllim prodhimin e bombës bërthamore, në shkëmbim të heqjes së sanksioneve të perëndimit kundër Teheranit. Siç dihet, marrëveshja u arrit javën e kaluar në Vjenë./21Media
