Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian pritet që të vendosin sot për të shpallur vendet e Ballkanit Perëndimor si vende të origjinës së sigurt, çka nënkupton kthimin e shpejtë të azilkërkuesve. Sipas EU-Observer, kjo është pjesë e një plani më të gjerë për të krijuar një listë të BE-së për vendet e sigurta të origjinës. Nga aplikantët e Malit të Zi kanë përfituar vetëm 3 për qind. Ndërsa Shqipëria ka shansin më të mirë me 7.3 për qind./21Media
