Sjelljet e sotme të opozitës në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri i LDK-së, thotë se nuk kanë të bëjnë as me demokraci e as me zgjedhje të lira.
“Veprimi i sotëm tregon se këta opozitar nuk kanë as argumente as nerva të dëgjojnë mendime ndryshe. Sot nuk e patën gatishmërinë të dëgjojnë kryeministrin dhe pastaj me argumente të thonë formën e tyre. Nuk kanë seriozitet veprimi as ofertë më të mirë, mënyra të tilla që nuk i bëjnë nderë as Kosovës as institucioneve. Të mbetet në ndërgjegjen e tyre dhe qytetarët ta vlerësojnë vet”, tha Beqiri.
Beqiri, tha se duhet të ruhet dinjiteti i secilit, ndërsa veprimin e opozitës e quajti të rrezikshëm për vendin.
Ndër të tjera shefi i grupit parlamentar të LDK-së, tha se nënshkrimi nuk tërhiqet.
“Po harrojnë që ajo marrëveshje është votu me 27 qershor 2013, e kjo që ka ndodhë është derivat i asaj marrëveshje. Nuk ka shanse të tërhiqet nënshkrimi”, ka thënë Beqiri.
