Berisha dhe Rama përplasen për Arsimin e Lartë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha kanë debatuar ashpër në Parlament për ligjin e ri të Arsimit të Lartë duke akuzuar njëri-tjetrin për shkatërrim të sistemit arsimor në vend
Berisha kritikoi dhe ironizoi qeverinë Rama duke thënë se me këtë ligj dyert e universiteteve po iu mbyllen të varfërve dhe se ata edhe po të shesin lopët nuk kanë mundësi shkollimi.
‘Kjo është ajo çka ofron reforma e re e arsimit të lartë,’tha Berisha duke e cilësuar si antikombëtare.
Ndërsa Rama në fjalën e tij në seancën e posaçme plenare për projektligjin e Arsimit të Lartë, e krahasoi sistemin arsimor të ngritur në 8 vjet nga Partia Demokratike, si ai me firmat piramidale.
“Ai sistem nuk ka sjellë njerëz më shumë të arsimuar, ka sjellë më shumë të diplomuar. Kaq!”, u shpreh kryeministri.
Kreu i qeverisë tha se për të vërtetuar këtë mjafton fakti që 90 përqind e programeve të akredituara kanë ndodhur vetëm në fund të qeverisjes, ku vetëm në një mbledhje të vetme të qeverisë janë akredituar 40 programe.