Korpusi i Paqeska bërë të ditur se 36 vullnetarë amerikanë të cilët do të shërbejnë në Kosovë do të betohen solemnisht para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie.
Në mesin e të ftuarve janë presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, ish Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Akan Ismaili, miq dhe mysafirë të shquar të Korpusit të Paqes.
Ceremonia e betimit do të mbahet sot në restorantin Briliant në Hajvali prej orës 10:00 deri në ora 12:00.
Kjo ceremoni shënon përfundimin e suksesshëm të programit trajnues në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë javësh ku vullnetarët e grupit të ri kanë ndjekur trajnimet për gjuhët vendore, kanë mësuar për kulturën Kosovare dhe kanë ndjekur trajnim teknik.
Pas ceremonisë së betimit, vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes do të fillojnë shërbimin e tyre dy-vjeçar në tërë territorin e Kosovës.
