Telefoni është shndërruar në një pajisje të pandarë për njeriun, ai është shoqëruesi jonë në çdo moment.
Sipas mjekëve të organizatës ruse “League of the nation’s halth”, celularët po shkaktojnë pasoja të rrezikshme për sistemin tonë nervor.
Nikolai Kononov, zëvendës president i organizatës shprehet se përveç sistemit nervor, nga celularët preken drejtpërdrejtë edhe sistemi endokrin e ai riprodhues. Efektet biologjike nga fusha elektro-magnetike janë duke krijuar efekte vdekjeprurëse si degjenerimi i proceseve të qendrës së sistemit nervor, kancerin e trurit, leucemi dhe çrregullime hormonale. Fëmijët dhe gratë shtatzënë janë kategoria më vurnerabël dhe më lehtësisht e prekshme, ndaj këshillohet që nënat të përdorin sa më pak të jetë e mundur aparatet celulare.
Sipas ekspertëve të “League of nation’s halth”, më e rrezikshme është një bisedë që zgjat 5 minuta, sesa 5 biseda që zgjasin nga një minutë secila. Duhet të ketë një interval kohor prej 15 minutash nga njëra bisedë tek tjetra, në mënyrë që bisedat të mos jenë shumë të dëmshme.
Mbani një distancë nga telefoni juaj dhe mundohuni të mos e mbani atë shumë pranë veshit, duke i shkurtuar sa më shumë të jetë e mundur bisedat. Gjithashtu këshillohet të mos e mbani telefonin në xhep, por në çantë
