Agjencitë kroate për siguri kanë vlerësuar se në Bosnjë dhe Hercegovinë për momentin veprojnë rreth 4,000 ekstremistë, raporton e përditshmja kroate “Globus.”
Duke iu referuar raporteve të brendshme, gazeta shkruan se vlerësimii këtyre agjencive është se në një milionë banorë në Bosnjë janë 41 ekstremistë, mesatare kjo më e madhja në Evropë.
Ndërkaq, sipas të dhënave shtetërore që disponon Bosnja, vetëm në Siri kanë shkuar 156 burra, 36 gra dhe 25 fëmijë. Ndërsa që nga fillimi i vitit janë kthyer 48 gra dhe tri gra. Të vrarë dihet të jenë 25 burra dhe një grua.
Sipas të dhënave që ka përmbledhur e përditshmja kroate, luftëtari më i vjetër që ka shkuar në Lindje të Mesme për t’iu bashkangjitur organizatave terroriste është 74-vjeçar, ndërsa gruaja më e vjetër është 54-vjeçe.
Ndërsa, mësohet se ata që ia mësyejnë Sirisë dhe Afganistanit fitojnë nga 50 deri në 100 dollarë në muaj. Të dhënat tregojnë se një e treta e tyre ishin të përfshirë në krime të ndryshme gjersa ishin në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Bosnja është një vend ku lufta nuk ka përfunduar asnjëherë, por është ndërprerë”, ka konstatuar “Globus.”
