Britania rikthen armët bërthamore amerikane në territorin e saj

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Britania mund të stacionojë sërish armët bërthamore amerikane në territorin e saj, si pasojë e tendosjeve të mëdha në marrëdhëniet me Rusinë. Këtë mundësi e ka paralajmëruar shefi i diplomacisë britanike, Filip Hamond.
Hamond tha se Qeveria e Britanisë do të shqyrtojë mundësinë e kthimit të raketave kryqëzore me potencial bërthamor në territorin e saj.
Ai shtoi se Londra duhet t’i dërgojë një sinjal të qartë Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pas shtimit brengosës të aktiviteteve të ushtrisë ruse, përfshirë këtu edhe vendosjen e raketave në Kaliningrad, enklavë kjo ruse në Baltik.
I pyetur nga një gazetar se a synon Britania të ripërtërijë praktikën nga periudha e Luftës së Ftohtë dhe të stacionojë raketat amerikane në territorin e saj, Hamond u përgjigj se kjo mundësi po shqyrtohet dhe se Britania ka lidhje tejet të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21 Media/