Çenari:Kam jetuar dy vite në Kumanovë e Tetovë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tolgahan Sayisman në një intervistë për ProX ka thënë se ka jetuar për dy vite në Maqedoni shkaku serialit “Elveda Rumeli” dhe se ky ka qenë roli që më së shumti e ka dashur, shkaku se bënte fjalë për një ngjarje të vërtetë.

“Kam jetuar për dy vite në Maqedoni shkaku i serialit ‘Elveda Rumeli’. Aty kam njohur shumë njerëz të mirë. Por, famën më të madhe e arrita tek ‘Lale Devri’”, ka thënë ndër të tjerash Tolgahan.
Vlen të theksohet se “Elveda Rumeli” kryesisht është xhiruar në mjediset e qytetit të Kumonovës dhe Tetovës.