Para pak ditësh, një person i bardhë shokoi jo vetëm Amerikën, kur qëlloi për vdekje nëntë persona me ngjyrë në një kishë historike amerikane.
Dylan Roof kishte për qëllim që të niste një luftë civile në SHBA.
Ai kishte një manifest në internet, ku shkruante se “z… janë budallenj dhe të dhunshëm”.
Ndërkohë Daily Mail sjell disa foto, si për të treguar se ç’ndodh mes racave në Europë.
Fotot janë bërë në skuadrën e futbollit Anglia U-20.
Ato tregojnë se si lojtarët e bardhë nuk bashkohen me lojtarët me ngjyrë as në tavolinë për të ngrënë dhe as në pishin.
“Këto foto nuk tregojnë racizëm, por nxjerrin në pah një element të shoqërisë britanike, që si britanik i zi, e di se injorohet shpesh, jo vetëm për shkak se është koha kur duhet të jemi politikisht korrekt. Shikoni në parqet, në këndet e lojërave, në klubet e të rinjve dhe në klubet e natës dhe do e hasni gjithmonë. Të bardhët shoqërohen me të bardhët, të zinjtë me të zinjtë dhe aziatikët me aziatikët. E thënë qartë: e veçojnë vetë veten”, shkruan gazetari.



