Ata janë aq të thjeshtë për tu kuptuar kur i krahason me femrat.
Natyra e tyre është më e qetë dhe janë më pak të kompleksuar.
Gjithsesi edhe për meshkujt numërohen disa gjëra të cilat ata nuk duan assesi që t’i bëni.
Kontrolli i telefonit
Ju ka ndodhu qindra herë që ta dëshironi dëshpërimisht telefonin e tij në duar tuaja. E vështroni me kureshtje sa herë që ai e lë në tavolinë, ka shkuar të bëjë dush apo në tualet. Nëse po, atëherë kjo do të thotë që ju nuk e besoni atë. Është normale ta pyesni se kujt po i shkruan kur jeni ulur pranë njëri-tjetrit por nuk është e nevojshme të bëni kërkime në gjithë inbox-in e tij të mesazheve apo emaileve kur ai nuk është prezent. Këtë gjë ata e urrejnë.
Kur e luani shefen
Meshkujt nuk janë të vëmendshëm në të gjitha gjërat. Ata nuk i kushtojnë rëndësi mënyrës se si vishen apo si hanë. Gjithashtu atyre ju pëlqen që të dalin jashtë me shoqëri. Ata nuk i vënë re fjalët tuaja se çfarë ata duhet të veshin apo duhet të hanë, por nuk tolerojnë kur i thoni se me kë duhet apo jo të dalin. Nëse ju gjithmonë i ulërini atij për ndonjë mikeshë kjo nuk e bën të lumtur. Mund ta kuptojmë zemërimin tuaj kur mikesha në fjalë është ish e dashura, por nëse e ke të qartë që është thjeshtë mikeshë, lëre mënjanë zemërimin dhe xhelozinë.
Telefonimi i vazhdueshëm
Është normale që të telefonosh apo t’i shkruash atij 1 ose 2 herë në ditë. Por nëse e telefonon çdo orë që kalon, për të kuptuar se ku ndodhet dhe çfarë fshihet pas zërave pranë tij, marrëdhënia juaj është në rrezik. Nëse nuk keni besim te ai, kjo lidhje se ka të gjatë.
Kurrioziteti
Kur ai kthehet nga shtëpia e ndonjë shoku a i bëni atij një quiz se çfarë bënë ata sepse ti në të vërtetë nuk beson që ai ka qenë me shokët? Mund t’i bëni pyetje për kuriozitet por nuk është e nevojshme të vazhdoni të pyesni derisa të gjeni diçka për tu grindur me njëri-tjetrin.
Pasiguria
Sa herë që ai sheh një vajzë tjetër ju përfundoni duke qarë? Është normale për qeniet njerëzore të shikojnë qenie të tjera, edhe pse janë në një lidhje tjetër. Nëse ai është duke bërë diçka të papërshtatshme atëherë keni të drejtë të flisni. Por nëse ai i buzëqesh kamarieres për të qenë i sjellshëm, mos e pyesni nëse ajo i duket më e bukur se ju.
Gjuajtja e gjërave
Disa njerëz flakin tutje sende kur janë të nervozuar. Disa të tjerë do të thyenin edhe xhamat po të mundnin. Nëse bëhesh e dhunshme sa herë që bëhesh xheloze, ai nuk do dojë të të ketë më pranë vetes. Edhe nëse acarimi juaj është i justifikuar, mundohuni të qetësoheni.
Akuzimi i pabazë
Ai do të nervozohet kur ta akuzoni se ka qenë i pabesë. Një ndër gjërat më të rëndësishme në një lidhje është besimi dhe nëse ju i tregoni atij mosbesim, marrëdhënies suaj mund t’i vijë edhe fundi. Gjeni fakte përpara se të ngrini akuza mbi diçka të rëndë.
