CNN: Majlinda, mbretëresha e xhudos, lufton për njohje [video]

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rrjeti i njohur televiziv amerikan, CNN, i ka kushtuar një dokumentar të veçantë krenarisë së sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi.
Në uebfaqen e rrjetit të famshëm tregohet se si Majlinda do ta udhëheqë Kosovën në Lojërat Olimpike 2016.
Dokumentari flet për origjinën e kosovares dhe identitetin e shtetit që ajo përfaqëson.
“Kur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pranoi Komitetin Olimpik të Kosovës, ishte gjëja më e mirë që ka mundur t’i ndodhë Kosovës”, ka thënë dy herë kampionia e botës për CNN.
“Është nder i jashtëzakonshëm për mua sepse për herë të parë Kosova do të marrë pjesë në Olimpiadë dhe do të jem unë që do ta barti flamurin”, thotë me krenari Majlinda.