Ministri i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, udhëton sot për në Bruksel, ku do të takohet me komisionerin evropian për zgjerim, Johanes Hahn.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Integrimeve, ministri Çollaku dhe Hahn do të bisedojnë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) si dhe për zhvillimet politike e bashkëpunimin rajonal.
“Në prag të nënshkrimit të MSA-së dhe marrjes së rekomandimit për liberalizim të vizave ministri Çollaku gjatë periudhës në vazhdim do të zhvilloj takime tjera me përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare të saj”, thuhet në njoftim.
