Në pjesën e dytë të Asamblesë së PS që po zhvillohet me dyer të mbyllura mësohet se ka pasur një debat mes Ramës dhe Ben Blushit.
Ky i fundit ka kërkuar që pjesë e programit të Asamblesë të jetë edhe çështja e rizgjedhjes së kryetarit të PS-së – që aktualisht është vetë Rama.
Por, kërkesës së Blushit, Rama i është përgjigjur se ai e ka braktisur betejën dhe e ka sulmuar partinë e tij PS-në, kur të tjerët luftonin për vota.
Kujtojmë që muajt e fundit qëndrimi i deputetit Blushi ka qenë mjaft kritik ndaj qeverisjes Rama-Meta.
Në shumë qëndrime të tij dhe opinione të botuara në media Blushi ka shprehur pakënaqësi dhe mosdakordësi lidhur me reformat e ndërmarra nga qeveria, që kanë varfëruar shqiptarët dhe i kanë detyruar të kërkojnë azil, por gjithashtu Ben Blushi ka kritikuar edhe kandidatët e zgjedhur për vendoret 2015.
