Në Gjilan, qytetin më të madh në rajonin lindor të Kosovës, sot u përurua godina e re e Prokurorisë Themelore. Gjatë ceremonisë u tha se godina e Prokurorisë Themelore në Gjilan do të krijojë kushte shumë më të favorshme e më të mira për punonjësit e Prokurorisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin shtetin e Kosovës për të ndërtuar një sistem ligjor, ku përmes kësaj mund të ofrohet drejtësi e drejtë. Ambasadori amerikan Greg Delawie tha se ndër prioritet e tij është forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë.
Në solemnitet mori pjese edhe kryeministri i Kosoves, Isa Mustafa./21 Media
