Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot statistikat e lindjeve në Kosovë për vitin 2014. Sipas këtyre të dhënave Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2014 për vajza ishte emri Erina 199, Alea 182 etj., ndërsa për djem ishte emri Diar 215, Amar 180 etj.
Sipas këtyre të dhënave gjatë vitit 2014 ka pasur 25. 929 lindje të gjalla, kurse 158 janë lindje të vdekura. Binjakë u lindën 756 foshnje, ndërsa trinjakë e më shumë u lindën 36 foshnje.
Prej të gjitha lindjeve, 99.8% e tyre kanë ndodhur në institucione mjekësore, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër.
Numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë është i grup-moshave 25-29 vjeç.
Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2014 është 28.2 vjeç.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë të mesme me 41.1%, shkollë fillore e kryer me 35.3% , shkollë të lartë dhe fakultet janë 15.3% e nënave, etj.
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga zyrat e gjendjes civile, ku janë grumbulluar gjithsej 32. 527 fletë statistikore për lindje DEM-1. / 21MEDIA
Ja raporti i plotë
