Në Prishtinë ka arritur trupa e një teatri të kukullave, teknika e të cilëve njihet si teatri i kukullave në hije. Kjo teknikë është e mbrojtur edhe nga UNESCO. Bëhet fjalë për teknikën “Karagjoz” të trupës së teatrit të kukullave nga Turqia, e cila ka ardhur në Prishtinë për të marrë pjesë në kuadër të Festivalit Tradicional të Teatrit të Kukullave, që do të mbahet nga 23 shtatori në teatrin “Dodona”. Për ta prezantuar teknikën “Karagjoz”, në Prishtinë ka ardhur artistja Sibel Tomaç./ 21 Media
