Dorëzohet Bajram Limani, i dyshuar për vrasjen e komandant Shqiponjës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e komandant Shqiponjës, Bajram Limani.
Alsat-M, mëson se diku rreth orës 21:00, Limani dorëzohet në stacionin policor të Kumanovës. Nga MPB-ja theksojnë se informata më të gjëra rreth rastit do të japin gjatë ditës së nesërme.
Nderka Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur keqardhje për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Kumanovë.
BDI njëkohësisht shpreh ngushëllime për familjarët që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike, kurse të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejt.
BDI fton organet kompetente që të zbardhin deri në fund këtë ngjarje tragjike”, thuhet ne kumtesen e BDI-se.