“Më vjen shumë mirë që Astrit Kabashi dhe Val V. Maloku (rolet kryesore në filmin Babai) janë të nominuar në kategorinë Aktori më i mirë në Filmfest München, një çmim me shpërblimin prej 10 mijë eurosh” ka shkruar në Facebook regjisori Morina.
Filmi “Babai”, me regji nga Visar Morina, do të shfaqet edhe në FilmFest Munchen. Festivali nis me datë 25 qershor e deri më 7 korrik.
Filmi do të shfaqet gjithsejt katër herë gjatë festivalit. Për më tepër, regjisori Morina ka dhënë edhe një lajm tjetër të rëndësishëm mbi këtë pjesëmarrje.
“Më vjen shumë mirë që Astrit Kabashi dhe Val V. Maloku (rolet kryesore në filmin Babai) janë të nominuar në kategorinë Aktori më i mirë në Filmfest München, një çmim me shpërblimin prej 10 mijë eurosh” ka shkruar në Facebook regjisori Morina.
Në këtë film luajnë edhe Adriana Matoshi, Enver Petrovci, Xhevdet Jashari e të tjerë. Filmi flet për Norin, një 10 vjeçar i cili bashkë me babain e tij Gëzimin kalon nëpër traumat e luftës. Qëndrimi në Gjermani dhe më pas refuzimi i azilit e bëjnë dramën edhe më të vështirë.
Në festival vijnë edhe programet e veçanta, shembull si ai që kujton Andy Warhol, kinemaja e re gjermane, Kinderfilmfest, filmat e animuar dhe programe tjera.
