Dy të vdekur në bregdetin shqiptar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një 6-vjeçar ka humbur jetën sot, teksa lahej në det.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin Bregdetar të Vlorës. Nga informacionet paraprake mësohet se i mitur, me iniciale A.L., po lahej bashkë me hallën e tij, 50-vjeçare Th.K, dhe për një moment ka humbur ndjenjat.
Mësohet se vogëlushi është nxjerrë nga uji nga të afërmit e tij dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin Rajonal, por ka humbur jetën rrugës. Të parët që mbërritën në vendin e ngjarjes ishin forcat e rendit.
Ndërkaq, nga informacionet që përcolli korrespodeti i News24, mësohet se në vendin e ngjarjes mbërriti një mjet tip furgoni dhe jo ambulancë, në të cilin kishte vetëm një shofer, ndërsa mungonte mjeku i urgjencës për të dhënë ndihmën e parë mjekësore.
Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij.
Po sot pasdite, një tjetër person ka humbur jetën në ujërat e detit Adriatik në zonën e Spillesë që gjendet në rrethin e Kavajës. 65-vjeçari Xheladin Leçini ka hyrë për tu freskuar në ujë teksa ndodhej në plazhin e Spillesë, por në kontakt me ujin ka pësuar infarkt.
Mësohet se 65-vjeçarit nga Gosa e Kavajës i është dhënë ndihmë mjekësore edhe nga një spital privat, por nuk ka mundur të mbijetojë.