Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2014 (Tregtia e jashtme).
Sipas ASK-së, Deficiti tregtar në vitin 2014 arriti në 2,213,7 milionë euro, ku edhe në ketë vit ka bilanc negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 324,5 milionë euro, ndërsa importi 2,538,3 milionë euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 12.8%.
Duke krahasuar të dhënat e eksportit për vitin 2014, me ato të vitit 2013, eksportet e mallrave kanë shënuar rritje vjetore 10.4%. Përbërësit kryesor të eksportit në vitin 2014 janë: produktet kimike, ushqimi dhe kafshët e gjalla, mallrat e përpunuara, makineritë dhe pajisjet e transporti, materiali i papërpunuar , mallra të tjera të përpunuara. Rënie është shënuar te këto grupe të mallrave: yndyrat bimore dhe shtazore , lëndët djegëse , pije dhe duhan.
Importi në vitin 2014, krahasuar me vitin 2013, ka shënuar rritje vjetore. Përbërësit kryesor të importeve janë: mallra të pa klasifikuara diku tjetër të cilat u rriten, mallrat të tjera të përpunuara, makineritë dhe pajisjet e transportit , ushqimi dhe kafshët e gjalla, pijet dhe duhani, materialet e papërpunuara, produktet kimike. Rënie është shënuar te grupi i yndyrave bimore dhe shtazore , lëndët djegëse dhe mallra të përpunuara .
Për sa i përket eksporteve të Kosovës me vendet ballkanike, Shqipëria merr pjesë me 13.6%, Maqedonia me 11.1%, Serbia me 8.4%, Mali i Zi 5.0%, në raport me totalin e vitit 2014, ndërsa pjesëmarrjen më të madhe të importeve në Kosovë nga vendet ballkanike e kanë Serbia me 14.5%, Maqedonia me 5.5%, dhe Shqipëria me 5.3%.
