Pikat e zeza janë të vështira për t’u hequr dhe në një distancë kohore ato shfaqen në lëkurën tonë.
Një ushqyerje jo e mirë me yndyrëra dhe sheqerna, duhani dhe smogu mund të ndikojnë negativisht mbi rezultatin që dëshirojmë.
Është mirë të përdorni detergjent qumësht specifik më pas të shpërlani fytyrën me ujë të ftohtë. Dy herë në javë mund t’i bëni fytyrës avull të ngrohtë si një mini sauna shtëpiak.
Një teknikë tjetër shumë efikase për pastrimin e fytyrës është edhe maska me argjilë, atë mund t’a gjeni të gatshme ose t’a përgatisni vetë duke e përzier me gjysmë gote ujë të vaket dhe gjysmë kokrre limoni të shtrydhur.
Po ashtu edhe uthulla e mollës dhe lëngu i limonit janë tonikë natyralë që mund të përdoren për të eliminuar bakterët që helmojnë lëkurën.
