Eurokomisioneri Hahn: Të zbatohen në Maqedoni reformat deri në zgjedhjet e radhës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këshilli Kombëtar për Eurointegrime sot mbajti mbledhje me përbërje të plotë pas kthimit të opozitës maqedonase në Parlament. Në mbledhjen e këtij këshilli komisioneri evropin për zgjerimin, Johannes Hahn tha se ndodhemi në rrugë të mirë, por ende nuk kemi arritur deri tek qëllimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se duhet të zbatohen një numër i madh i reformave edhe atë në mënyrë të qëndrueshme. Sipas tij, duhet të bëhen ndryshime në mbisundimin e së drejtës për shkak të përzierjes politike në gjyqësor,
“Gjykatësit tuaj janë mirë të trajnuar, por duhet të lihen që në mënyrë profesionale ta bëjnë punën e tyre”, tha Hahn.
Qëllimi kryesor i vizitës time, tha ai, është aderimi i vendit në BE si dhe implementimi i dialogut politik në nivel të lartë që u ndërpre për shkak të mungesës së dialogut politik.