“Eurovizioni është më shumë sesa një garë. Është një platformë kulturore e cila ndihmon pajtimin mes shteteve, nxitë debat, krijon ndarje gjinore dhe ka narrativ patriotik me shtetet të cilat edhe pse me rregullore nuk guxojnë të lobojnë politikisht, këtë gjë e kanë bërë me vite” thonë nga Universiteti kur pyeten për vendimin që ta ligjërojnë këtë festival si lëndë.
Studentët e Melbourne University në Australi, ata në bachelor, që tani e tutje do të mund të zgjedhin si lëndë dytësore “Eurovizionin”. Lënda në fjalë ka hyrë sivjet në planprogram ndërsa duket se analizon kontekstet e ndryshme të festivalit.
“Eurovizioni është më shumë sesa një garë. Është një platformë kulturore e cila ndihmon pajtimin mes shteteve, nxitë debat, krijon ndarje gjinore dhe ka narrativ patriotik me shtetet të cilat edhe pse me rregullore nuk guxojnë të lobojnë politikisht, këtë gjë e kanë bërë me vite” thonë nga Universiteti kur pyeten për vendimin që ta ligjërojnë këtë festival si lëndë,transmeton kultplus.com
Derisa tash e disa vite studiuesit dhe hulumtuesit e ndryshëm janë marrë me festivalin dhe ndikimin e tij në politikën evropiane, në Melbourne University do të mësohet mbi analizën e festivalit, integrimet evropiane që kanë ndodhur si pasojë e festivalit, politikat e tij si dhe votimin që për shumë vite është ende i debatueshëm.
