Facebook krijoi një aplikacion të ri

НАЈНОВИ ВЕСТИ

“Facebook” ka sjellë  një aplikacion të ri për pajisjet mobile. Ky aplikacion quhet “Moments”.Njerëzit shkrepin foto nëpër evente të ndryshme, si në dasma apo mbrëmje, por nuk kanë një mënyrë që t’i shpërndajnë këto foto me njerëzit e tjerë që kanë qenë pjesëmarrës. Prandaj është krijuar ky aplikacion, i cili do ta bëjë më të lehtë për miqtë që t’i shpërndajnë fotot privatisht jashtë Facebook-ut.
Aplikacioni përdor të njëjtat veçori të njohjes së fytyrës si tek fotot e shpërndara tek aplikacioni kryesor i Facebook-ut, për të identifikuar njerëzit që njihni në fotot. Fotot e shpërndara nëpërmjet aplikacionit Moments janë private dhe nuk do të postohen në Facebook. Aplikacioni ju lejon që t’i ruani këto foto në telefon, t’i shpërndani në Facebook, Instagram apo aplikacione të tjera.
Ky aplikacion është në dispozicion për pajisjet iOS dhe Android.
Facebook-krijon-një-aplikacion-të-ri-të-ruajtur-dhe-shpërndarë-foto-me-miqtë