Fehmi e Xhevë Lladrofci krahasohen me Azem Bejtën dhe Shotë Galicën

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti kanë përkujtuar rënien heroike të njërit ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Fehmi Lladrovci, si dhe bashkëshortja e tij, Xhevë Krasniqi – Lladrovci. Ata thanë se rënia e tyre u shndërrua në kushtrim të lirisë.
Sipas tyre, ajo luftë dhe rënie e lavdishme, krah për krah me heroinë Xheven, e ka bërë Fehmi Lladrofcin, jo vetëm luftëtar legjendare por edhe vazhduesin më besnik dhe tejkaluesin me madhështi të figurës së kaçakut të malëve të Arbërisë së lirë Azem Bejtën dhe Shotë Galicën.
Postimi i Hashim Thaçit në facebook
Para 17 vjetësh ra heroikisht njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Fehmi Lladrovci si dhe bashkëshortja e tij, veprimtarja Xhevë Krasniqi – Lladrovci. Rënia e tyre u shndërrua në kushtrim të lirisë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre! HTH.

Postimi i Ali Ahmetit në facebook

Sot përkujtojmë 17 vjetorin e rënies heroike të veprimtareve të devotshëm të çështjes kombëtare e luftëtarëve emblematik të UÇK-së, heronjëve të atdheut Fehmi e Xhevë Lladrovci!
17 vite më parë, Gjeneral Fehmi Lladrovci me bashkeshortà «n, bashkëveprimtaren dhe bashkëluftëtarën Xhevën, me ushtarë bija e bijë të popullit tonë liridashës, derdhën gjakun për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb.
Shoku, bashkëmendimtari, bashkëveprimtari e bashkëluftëtari im, i madhi dhe i papërsëritshmi Fehmi Lladrovci, tërë jetën e tij e kishte luftë dhe vetëm luftë për lirinë dhe çlirimin e Atdheut!
Rënia e tij heroike ballë për ballë e me flakë pushke kundeë pushtuesve të tokës së të parëve tanë, ishte ideali i tij.
Ajo luftë dhe rënie e lavdishme, ne ballë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe krah për krah me heroinë Xheven, e ka bërë jo vetëm luftëtar legjendare por edhe vazhduesin më besnik dhe tejkaluesin me madhështi të figurës së kaçakut të malëve të Arbërisë së lirë Azem Bejtën dhe Shotë Galicën.
Në nderim e respekt të lavdimadhit Fehmi Lladrovci, gjithmonë flamuri i kombit tonë do të valojë i lirë e i paprekur jo vetëm mbi varrin e tij, aty ku pushojne eshtrat e shenjta të Tij, por kudo nepër pjesët e Atdheut të shqipeve!