Filmi “Bota” është propozimi i Shqipërisë për Oscar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Filmi “Bota” me regji të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit prodhuar nga shtëpia kinematografike “EraFilm” do të përfaqësojë Shqipërinë në Academy of Motion Picture, Arts and Sciences – 2016, në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.
Komisioni që përzgjedhë filmin artistik që do të konkurrojë në Academy of Motion Picture, Arts and Sciences – 2016 në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” me shumicë votash mori këtë vendim.
“Bota” është një kafene. Personazhi Juli, e cila mban kafenenë, kujdeset për gjyshen e sëmurë dhe ka shumë probleme financiare, ëndërron të largohet nga ky vend. Mikja e saj Nora, është e përfshirë me pronarin e kafenesë, Benin, i cili është i martuar. Kur pranë kafenesë fillojnë ndërtimet, duket se gjërat do të ndryshojnë për këto personazhe. Historia ndodhë në një rajon të harruar ku gjatë regjimit diktatorial armiqtë e regjimit u internuan me familjet e tyre.
Me rolet e tyre në këtë film paraqiten aktorët Flonja Kodheli, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti dhe Artur Gorishti.
Kujtojmë se Kosova për këtë kategori do të konkurrojë me filmin “Babai” të regjisorit Visar Morina.