​Filmi “Kali” fiton çmimin e parë në festivalin 20minmax në Gjermani

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Filmi i shkurtër kosovar “Kali,” prodhuar nga “Koperativa”, me skenar të Alban Ukajt, regji të Alban Ukajt dhe Yll Çitakut, me producent Arian Rexhepin dhe subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me përkrahje nga Fondi Hartefakt, fitoi çmimin e parë në festivalin 20minmax në Ingolstadt të Gjermanisë.
20minmax është festival ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe çdo vit sjell krijime filmime të metrazhit deri 20-minutash nga e tërë bota. Çmimin e parë e ndan Audi, meqë Ingolstadt është qyteti i markës së njohur të veturave.
“Kali” trajton ngjarjen e vitit 1997, kur mijëra studentë protestuan kundër regjimit shtypës të kohës, nëpër rrugët e Prishtinës. Në mesin e protestuesve janë edhe tre shokë adoleshentë, të cilët pas protestës e gjejnë veten në një situatë të paimagjinueshme.
“Kali” ka pasur premierën kosovare me 18 maj në Kino ABC në Prishtinë, ndërsa deri më tani është shfaqur edhe në Ozu Film Festival në Modena (Itali).
Shfaqjen e filmit për vitin 2015 e kanë konfirmuar edhe Dokufesti si dhe Festivali i Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec./