Filmi “Enklava”, në të cilin luan edhe aktori shqiptar, Çun Lajci së bashku me vajzën e tij, Bubulina Lajci, dhe që flet për serbet e mbetur në Kosovë, të cilët bëjnë jetë të izoluar, është filmi që do të hapë edicionin e 37 të Festivalit Ndërkombëtar në Moskë me drejtor, Nikita Mikhalkov, aktor rus dhe kryetar i Unionit të Kinematografisë Ruse.
Deri më 27 qershor do të zgjasë Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Rusi, dhe aty do të prezantohen 12 filma nga shtete të ndryshme të botës.
Ndërkohë që këtë festival do ta hapë filmi “Enklava”, që është me regji të Gorana Radovanovica.“Me një kritikë të mirë që është përcjellë filmi që është prezantuar para 30 mijë njerëzve në Serbi, do të hapim një ndër festivalet më të rëndësishëm në botë. Ky është depërtimi ynë i parë në nivel ndërkombëtar”, ka thënë regjisori Radovanovica për mediet serbe. / 21MEDIA
