Nga 1 tetori Fondi për Sigurim Shëndetësor do të fillojë me komunikimin përmes linjës së re telefonike me të siguruarit që vuajnë prej sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe diabetit. Me këtë softuer do të mundësohet evidentimi i 154.531 të siguruar me sëmundje kronike. Në këtë linjë telefonike do të ketë 10 veta prej të punësuarve të Fondit të cilët do t’i vizitojnë këta persona për të gjitha kontrollet e duhura që duhet të kryhen përgjatë vitit në nivel primar dhe sekondar. Më të shumtë janë sëmundje kronike kardiovaskulare me 96.305 të sëmurë, me diabet janë 77.885 të sëmurë, kurse 4.802 pacientë janë kanë sëmundje të veshkave. Sipas rajoneve, me këto sëmundje më së shumti ka në rajonin e Shkupit, të Pellagonisë dhe rajonit jugperëndimor.
