Fshati më i 'çuditshëm në botë' (FOTO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Është një nga 400 ishujt që përbëjnë Ishujt Shengsi, që shtrihen në lindje të provincës bregdetare Zhejiang të Kinës.
Fshati bregdetar tani është i boshatisur, pasi që peshkatarët e këtij vendi mendonin se kanë perspektivë më të mirë nëse jetojnë dhe veprojnë në ndonjë vend tjetër të këtij kontinenti.
Gjethet kanë filluar të mbulojnë muret e vjetra të punuara nga guri, derisa zhurma e dyerve dhe dritareve që lëvizin nga era dëgjohen larg shtigjeve të fshatit të braktisur kinez i cili është ringjallur nga nëna natyrë.
Koha duket se nuk ka lëvizur fare në këtë fshat të ishullit Gouqi, vendi që dikur ishte qendër e peshkimit dhe që është braktisur shumë vite më parë, në mënyrë natyrale është transformuar në një xhungël të gjelbër, duke mbuluar kështu edhe muret e shtëpive të lëna pas dore.
11535858_973145176043487_7900528701052766116_n
11393176_973145166043488_7266075593285469433_n
11392886_973145096043495_3644058871221876450_n